PROGRAMI 6 –JAVOR: PERGJITHMONE E BUKUR & RINORE

PËR GRUPE

Programi “Përgjithmonë e bukur & rinore” i kushtohet fytyrës në në tërësi dhe do t’iu bëjë të shijoni një nga praktikat më të veçanta të FaceYoga-s.

Tendosni fytyrën dhe reduktoni rrudhat, duke u bërë pjesë e një grupi në studio, apo duke u ushtruar në komoditetin dhe qetësinë e shtëpisë tuaj nëpërmjet videove!

Tepër efikas për fillestarët, ky program 6 javor ju ndihmon të mësoni dhe të praktikoni 30 ushtrime të veçanta dhe efektive për fytyrën, të cilat do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe rrudhat, mjekrën e dyfishtë, ënjtjen e syve, gushën e varur, qepallat e rëna si dhe do të ndajmë njëkohësisht disa këshilla thelbësore në lidhje me një stil të shëndetshëm dhe natyral të jetesës. Gjatë kursit do t’iu shoqërojmë në një praktikë të veçantë dhe natyrale, e cila do të aktivizojë dhe fuqizojë muskujt e fytyrës tuaj hap pas hapi

Pavarësisht se cila është zona juaj më shqetësuese, duhet të siguroheni që filloni të stërvitni të gjithë fytyrën tuaj pasi muskujt e fytyrës janë të ndërlidhur ngushtë. Vetëm pas kësaj mund të filloni të përqendroheni në zonat tuaja më të dobëta të fytyrës dhe të arrini rezultate edhe më të mëdha.

Programi ynë 6-javor “Përgjithmonë e bukur & rinore”u krijua në mënyrë të tillë që të kemi rezultate maksimale në vetëm 11 minuta praktikë në ditë. Është i përshtatshëm për të gjithë ata që dashurojnë bukurinë natyrale dhe dëshirojnë të fillojnë të praktikojnë FaceYoga-n në fytyrën e tyre.

Jini krenare për pamjen tuaj të re! Dhe mos harroni: Sekreti eshte “Besimi ne vetvete”
Dhe pjesa më e mirë? Ky program qëndron me ju për një vit të tërë!

Programi “Përgjithmonë e bukur & rinore”

Ky është një program i Face Yoga online që stërvit më shumë se 50 muskuj në fytyrën tuaj. Janë 30 ushtrime unike që mësohen hap pas hapi brenda 6 javësh të dedikuara për 6 zonat e fytyrës: Balli, Sytë, Mollëzat, Goja & buzët, Linjat Nasolabiale dhe Qafa.

Ky është një program i Face Yoga online që stërvit më shumë se 50 muskuj në fytyrën tuaj. Janë 30 ushtrime unike që mësohen hap pas hapi brenda 6 javësh të dedikuara për 6 zonat e fytyrës: Balli, Sytë, Mollëzat, Goja & buzët, Linjat Nasolabiale dhe Qafa.

Program Face Yoga EnergyPërgjithmonë e bukur & rinore
Numri i Ushtrimeve30
Kohëzgjatja6 javë
Koha e praktikimit11 minuta në ditë
Kohëzgjatja e Abonimit1 vjecar
Bonus 1Smothies per nje fytyre rrezatuese
Bonus 2Kujdesi per lekuren: 7 maska fytyre, nga nje per cdo dite te javes
Bonus 3Magjia e hidratimit

PROGRAM INDIVIDUAL 6-JAVOR: PERGJITHMONE E BUKUR & RINORE

Çdo fytyrë ka një histori të sajën dhe kjo është arsyeja pse ti do të arrish rezultate edhe më të mira nëse kryen ushtrime të cilat ne i krijojmë në mënyrën më specifike për formën e fytyrës tënde dhe nivelin e gravitetit ku ajo ndodhet.

Ne do të shohim rastin tënd individual duke marrë parasysh qëllimet e tua specifike dhe gjendjen momentale, si edhe strukturën e muskujve në fytyrën tënde.

Që të ndërtojmë një bazë të fortë për një fytyrë me pamje rinore, ne do fokusohemi së pari në rregullimin e posturës, ndjekur nga një set i përshtatur ushtrimesh të Face Yoga-s për të gjitha zonat e fytyrës për të cilat ti ke nevojë.

Sesionet e tua 6-javore do të krijohen në atë mënyrë që të të ndihmojnë të arrish rezultatet më të mira në kohën më të shkurtër.

Ky kurs zgjat 6 javë, gjatë të cilit ne do të takohemi një herë në javë nw ZooM ose SKYPE, për 60 minuta.

Programi është hartuar në atë mënyrë që të kemi rezultatet maksimale me vetëm 11 minuta praktikë në ditë.

Ji krenare për pamjen tënde të re!

PROGRAM 5- JAVOR: PËRGJITHMONË I RI

Programi “Përgjithmonë i Ri”, dedikuar të rinjve të moshës 20-30 vjeç, do t’ju mësojë shumë ushtrime të cilat mund t’i bëni gjatë kohës që jeni duke shijuar të 20-at tuaja. Ushtrimet do t’ju ndihmojnë që të kujdeseni saktësisht për muskujt e fytyrës në terma afatgjatë.

Siç thotë shprehja “Parandalimi është më i mirë se Kura”, sa më shpejt të nisësh, aq më mirë është. Nësë fillon të ushtrohesh, kur muskujt e tu janë ende aktivë dhe proçesi gravitacional nuk ka nisur ende me shpejtësi, muskujt e fytyrës tënde nuk do të plaken me kalimin e viteve.

Të fillosh herët me praktikën e Face Yoga-s është një mënyrë e mirë që të parandalosh defektët e lëkurës dhë t’i mbash muskujt e tu të tonifikuar, në vend që të mërresh me to pasi të janë shfaqur problemet me rrudhat dhe squlljen e muskujve. Në këtë periudhë çdo përpjekje do të jëtë e kotë dhe nuk do të japë rezultatin që dëshëron.

Në këtë kurs trajnimi 5- javor do t’ju mësojmë jo vetëm ushtrime dhe masazhe të Face Yoga, por do t’ju mësojmë gjithashtu si të mbani një posturë të mirë dhe si të ndaloni disa shprehi ekspresive të fytyrës që ndikojnë drejtpërsëdrejti në krijimin e rrudhave dhe varjen e muskujve.

Seancat janë argëtuese dhe një mundësi e mrekullueshme për të takuar e njohur të rinj të tjerë me botëkuptim e interesa të njëjta.

Kursi zgjat pesë javë, për të cilin do të keni videot e 25 ushtrimeve të Face Yogës.

Dhe pjesa më e mirë? Ky program qëndron me ju për një vit të tërë!

Trajnoni muskujt e fytyrës që të ruani shkëlqimin dhë bukurinë tuaj natyrale!

PAKETA PER PJESE TE VECANTA TE FYTYRES

PAKETA “TONIFIKO FYTYRËN OVALE”

RIFITONI NJË FYTYRË OVALE NË 30 DITË, DUKE ELIMINUAR MJEKRËN E DYFISHTË DHE DUKE TONIFIKUAR QAFËN!

Paketa “Tonifiko Fytyrën Ovale” fokusohet tek krijimi i një konturi oval te fytyrës dhe është mjaft efikase në eleminimin e mjekrës së dyfishtë dhe qafës së varur.

Kjo paketë e Face Yoga-s është disenjuar për të arritur rezultate të shpejta, për shkak se edhe muskujt rreth qafës janë të mëdhenj ndaj dhe përmirësimi arrihet shumë shpejt.

Eshtë e rëndësishme të kemi parasysh supet dhe shpinën ndërkohë që do të punojmë me qafën dhe nofullën. Ne do të fillojmë duke korrigjuar qëndrimin e trupit tuaj duke hapur gjoksin dhe pjesën e sipërme të shpinës për të krijuar një qëndrim solid si dhe për të rregulluar lidhjet mes qafës dhe muskulaturës së shpinws. Kjo ndiqet nga ushtrime të Face Yogës të cilat pas forcimit të muskujve të qafës, forcojnë dhe i japin formë nofullës tuaj për të parandaluar dhe zvogëluar mjekrën e dyfishtë dhe qafën e varur.

Programi është ideuar në atë mënyrë që rezultatet maksimale të shihen me të paktën 5 minuta praktikë në ditë.

Jini krenare për pamjen tuaj të re!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore,
  • programi i plotë 28 ditor
  • 1 vit akses

ZONA E SYVE

PAKETA: TONIFIKO SHIKIMIN- SY MAGJEPSËS

Paketa 28 ditore “Tonifiko shikimin – Sy Magjepsës” ndihmon në tonifikimin e zonës rreth syve, eleminimin e rrathëve të errët, rrudhave dhe qeskave poshtë syve.

Kjo paketë ju ndihmon të punoni me rrudhat përreth syve, qepallat e varura, fryrjen në zonën poshtëme të syve, eliminimin e këmbëve të patës poshtë syrit, por dhe shumë më tepër se kaq.

Për 28 ditë rresht ne do të punojmë me muskujt rreth syrit duke stimuluar pikat e presionit për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të eliminuar toksinat, për të zvogëluar ënjtjen dhe rrudhat duke tonifikuar njëkohësisht të gjithë zonën e syve.

Kjo paketë do t’ju ndihmojë të mësoni së bashku me ushtrimet e Face Yogës, edhe një set ushtrimesh se si të rinovoni sytë e lodhur në çdo kohë gjatë ditës. Madje disa nga ushtrimet e zonës së syve do t’ju ndihmojnë të përmirësoni edhe shikimin tuaj.

Ky program është hartuar në mënyrë të tillë që të ketë rezultate maksimale me të paktën vetëm 10 minuta praktikë në ditë për 28 ditë.

Hapini sytë dhe shikoni botën përreth jush!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore,
  • programi i plotë 28 ditor
  • Maskat për zonën e syve
  • 1 vit akses

ZONA E BALLIT

PAKETA “BALLI I RELAKSUAR”

ELIMINIMI I RRUDHAVE TË BALLIT NË MËNYRË NATYRALE

Paketa “Balli i relaksuar” ka për qëllim eliminimin e rrudhave horizontale dhe vertikale në zonën e ballit duke çlodhur dhe tonifikuar muskujt e tij.

Paketa “Balli relaksuar” përqëndrohet kryesisht në zonat e ballit me tension dhe rrudha, me shenja ngrysjeje, apo tek vetullat asimetrike etj.

Ky program do t‘ju mësojë mes të tjerash, si të relaksoni muskulin e ballit përmes masazhit, pikave të presionit dhe disa teknikave të frymëmarrjes. Këto ushtrime ndihmojnë për të parandaluar ose zvogëluar dhimbjet e shpeshta të kokës si dhe enjtjen në fytyrën tuaj. Për më tepër, është vërtetuar se disa ushtrime nxisin edhe rritjen e flokëve.

Ky program është hartuar në atë mënyrë që të ketë rezultate maksimale me vetëm 10 minuta praktikë në ditë për -28 ditë.

Relaksohuni, shtrini dhe stërvitni muskujt tuaj për të ngritur dhe relaksuar ballin!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot javore,
  • programi i plotë 28 ditor
  • 1 vit akses

ZONA E MOLLËZAVE

PAKETA: MOLLËZA TË SKULPTURUARA

Paketa “Mollëza të Skulpturuara” ka për qëllim tonifikimin dhe ngritjen e mollëzave duke na ndihmuar të arrijmë në një fytyrë të skulpturuar bukur e shoqëruar me një buzëqeshje mikluese. Mollëzat e ngitura janë tipari më i dukshëm i fytyrës i cili ju bën jashtëzakonisht tërheqese dhe interesante.

Kjo paketë ofron ushtrime të cilat forcojnë dhe ngrenë mollëzat dhe pjesën e sipërme të fytyrës si dhe ndikojnë në ngritjen lart të cepave të gojës tuaj.

Nëpërmjet këtyre ushtrimeve të Face Yogës, ju do të mësoni se si të izoloni muskujt e mollëzave tuaja, si të çlironi tensionin e muskujve të tyre për një fytyrë të konturuar bukur.

Për më tepër, ju do të keni mundësinë të eksperimentoni me buzëqeshjen tuaj për të gjetur buzëqeshjen e përsosur që ëndërroni.

Kjo paketë u krijua në mënyrë të tillë që rezultatet maksimale të shihen me vetëm 10 minuta praktikë në ditë per 28 ditë.

Buzëqëshni dhë ftoni të tjerët në jetën tuaj!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore,
  • programi i plotë 28 ditor
  • 1 vit akses

ZONA E GOJËS

PAKETA “PAMJE RINORE DHE E GËZUESHME

Paketa “Pamje rinore dhe e gëzueshmë” është e mahnitshmë për të forcuar muskujt e zonës së gojës, për të ngritur cepat e buzëve dhe për të korrigjuar çdo asimetri në zonën e gojës.

Një buzëqëshje në një gojë të bukur është çelësi i zemrave të atyre që ju rrethojnë.

Zona e gojës tregon moshën tuaj. Por tregon gjithashtu edhe emocionet tuaja. Kur cepat e buzëve janë poshtë, gjë që ndodh më kalimin e moshës, dukeni e palumtur dhe e trishtuar.

Tonifikimi i zonës së gojës jo vetëm që ju bën të dukeni më e re dhe me pamje të gëzueshme, por ju mbështjell me një buzëqëshje të bukur dhe natyrale, duke ju bërë kështu shumë tërheqëse dhe të parezistueshme.

Nëse viheni në siklet nga një buzëqëshje ku ju duken mishërat e dhëmbëve dhe dëshironi ta bëni buzëqëshjen tuaj natyrale, të bukur dhe konfidente, atëhërë ky program është për ju.

Kjo paketë është ideuar për të pasur rezultate maksimale në vetëm 10 minuta praktikë në ditë për 28 ditë.

Buzëqeshni dhe ftojini të tjërët në jetën tuaj!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore
  • programi i plotë 28 ditor
  • 1 vit akses

ZONA E BUZËVE

PAKETA: BUZË TË KADIFENJTA

Paketa “Buzë të Kadifenjta” është i pazëvendësueshëm në rikthimin e volumit të buzëve tuaja, zbehjen ose parandalimin e rrudhave vertikale në zonën përreth buzëve si dhe reduktimin e rrudhave të mërzitjes.

Buzët plaken ashtu sic plakemi edhe ne. Ato humbasin fortësinë, ngjyra e tyre zbehet dhe nisin të rrudhosen. Muskulatura e buzëve përdoret shumë në çdo ditë të jetës sonë nëpërmjet të folurës, buzëqeshjes, përtypjes dhe puthjes.

Kjo paketë stimulon muskujt përreth gojës, në mënyrë që buzët tuaja të jenë të tendosura, të buta, ngjyrë rozë dhe voluminoze.

Kjo paketë është krijuar në mënyrë që rezultatet maksimale të shihen vetëm me 5 minuta praktikë në ditë për 28 ditë.

Buzëqeshni dhe ftoni njerëz në jetën tuaj!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore,
  • programi i plotë 28 ditor
  • maske eksfoliuese per buzet
  • 1 vit akses

ZONA NASOLABIALE

PAKETA “REDUKTIMI LINJAVE TE BUZEQESHSJES”

ELIMINIMI I LINJAVE ANASH GOJES NË MËNYRË NATYRALE

Paketa “ Reduktimi i linjave të buzëqeshjes ” është e mrekullueshme për të reduktuar palat që krijohen anash gojës duke na dhënë një pamje rinore.

Palat Nasolabilae janë një nga treguesit e moshës tuaj. Pas tw 40-ve, linjat e buzwqeshjes nisin tw thellohen duke bwrw tw dukeni mw e moshuar dhe e palumtur.

Reduktimi-i Linjave Nasolabilae jo vetëm që ju bën të dukeni më e re dhe me pamje të gëzueshme, por ju mbështjell me një pamje rinore natyrale, duke ju bërë kështu shumë tërheqëse dhe të parezistueshme.

Kjo paketë është ideuar për të pasur rezultate maksimale në vetëm 10 minuta praktikë në ditë për 28 ditë.

Relaksoni tensionin në fytyrë tuaj dhe do të dukeni rinore në cdo moshë!

Kjo paketë përfshin:
  • 28 ditë stërvitje me udhëzime të sakta
  • Hyrja në faqen tonë ku mund të shihni videot ditore
  • programi i plotë 28 ditor
  • 1 vit akses